Ylli i Liverpoolit, Diogo Jota, humb jetën në një aksident me makinë
Sulmuesi portugez ka ndërruar jetë së bashku me vëllain e tij Andre Silva, i cili është gjithashtu futbollist, në një aksident trafiku që ka ndodhur në qytetin e Zamorës në Spanjë.

Stamboll
Diogo Jota, futbollisti 28-vjeçar portugez i klubit të Premierligës Angleze, Liverpool, ka ndërruar jetë në një aksident trafiku, transmeton Anadolu.
Sipas gazetës spanjolle Marca, sulmuesi portugez ka ndërruar jetë së bashku me vëllain e tij Andre Silva, i cili është gjithashtu futbollist, në një aksident trafiku që ka ndodhur në qytetin e Zamorës në Spanjë.
Jota, i cili u martua dy javë më parë, dhe vëllai i tij 26-vjeçar Andre Silva, i cili luan për ekipin portugez të Ligës së Dytë Penafiel, kanë humbur jetën kur makina me të cilën po udhëtonin ka dalë nga rruga dhe është përfshirë nga flakët.
Jota e përshkroi veten si "njeriu më me fat në botë" në një intervistë të publikuar dje pas martesës së tij me Rute Cardoso, nënën e tre fëmijëve të tij.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.