Xhudistja kosovare Distria Krasniqi fiton medaljen e bronztë në Grand Slam 2025
Për medaljen e bronztë, Krasniqi mposhti me 3 Yuko, Naomi Van Krevel nga Holanda
Prishtinë
Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slam 2025 në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, transmeton Anadolu.
Federata e Xhudos në Kosovë ka bërë të ditur se Distria ishte e lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me "Yuko" Karina Efimovan nga Rusia.
Në çerekfinale xhudistja kosovare e mposhti me "wazaari" Gefen Primon nga Izraeli, ndërsa në gjysmëfinale humbi me "Yuko": nga Reka Pupp e Hungarisë.
Për medaljen e bronztë, Krasniqi mposhti me 3 "Yuko" Naomi Van Krevelin nga Holanda.
“Krenarë për ty Distria! Një medalje bronzi që digjet si flakë në Ditën e Flamurit!”, shkroi federata pasi Distria zuri vendin e tretë në këto gara.
Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka dy medalje olimpike.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
