Vedat Muriqi: Në transferimin tim në Lazio ka efekt edhe Igli Tare
"Kishte shumë oferta por zgjedhja ime ishte Lazio për shkak të stilit të lojës. Gjithashtu këtu është drejtori sportiv Igli Tare nga Shqipëria. Ka efekt edhe ai. Lazio ishte zgjidhja më e mirë për mua", u shpreh Muriqi

Romë
Futbollisti i ri i Lazio-s, sulmuesi kosovar Vedat Muriqi, tha se në transferimin e tij mes tjerash ka pasur efekt edhe drejtori sportiv i klubit, ish-sulmuesi legjendar i Kombëtares Shqiptare, Igli Tare, transmeton Anadolu Agency (AA).
Skuadra italiane bëri një prezantim për medie për sulmuesin 26-vjeçar kosovar Muriqi, të cilin e transferoi nga Fenerbahçe në fillim të sezonit.
Muriqi tha se është i nderuar se gjendet në Lazio.
"Do të bëj më të mirën e mundur. Do të bëhem Vedat Muriqi i Lazio-s e jo Ibrahimoviçi i Lazio-s", tha ai.
Duke u përgjigjur rreth pyetjes se pse e ka zgjidhur Lazio-n ai tha se:
"Kishte shumë oferta, por zgjedhja ime ishte Lazio për shkak të stilit të lojës. Gjithashtu këtu është drejtori sportiv Igli Tare nga Shqipëria. Ka efekt edhe ai. Lazio ishte zgjidhja më e mirë për mua", u shpreh Muriqi.
Ndërsa në lidhje me atë se do të luajë me Ciro Immobile, golashënuesi më i mirë sezonin e kaluar, Muriqi tha se është si "ëndërr" të luajë me atë.
Ai në fund tha se me pa durim pret derbi ndeshjen mes Lazio-s dhe Romës.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.