Sport

Vdes ish-futbollisti Maxim Tsigalko

Tsigalko ishte sulmues i Dinamo Minskut në periudhën 2001-2004, duke shënuar 28 gola në 65 paraqitje

Can Erözden  | 25.12.2020 - Përdıtësım : 28.12.2020
Vdes ish-futbollisti Maxim Tsigalko

Ankara

Ish-futbollisti nga Bjellorusia, Maxim Tsigalko sot ndërroi jetë në moshën 37-vjeçare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ish-klubi i tij Dinamo Minsk vdekjen e tij e njoftoi në faqen zyrtare.

"Kampion i Bjellorusisë, fitues i Kupës së vendit me Dinamon. Ne i shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familjes dhe miqve të Maximit. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!", tha klubi i Minskut në faqen e tij të internetit.

Ai ishte sulmues i Dinamo Minskut në periudhën 2001-2004, duke shënuar 28 gola në 65 paraqitje. Shkaku i vdekjes së tij nuk u përmend.

Në vitin 2010, Tsigalko u tërhoq nga futbolli për shkak të dëmtimeve.

Ndryshe nga jeta reale, Tsigalko kishte aftësi të jashtëzakonshme, shkathtësi dhe ritëm në një lojë të njohur për menaxherët e futbollit, "Championship Manager 01/02", gjë që e bëri atë një nga lojtarët më të mirë dhe të dashur në këtë lojë kompjuterike.

Tsigalko ishte një lojtar mesatar në "Championship Manager 01/02". Ai ishte sulmues i frytshëm falë aftësive të tij të jashtëzakonshme sulmuese në lojë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın