Sport

Vazhdon rinovimi i stadiumit "Azteca" në Meksikë për ndeshjen hapëse të Kupës së Botës 2026

- Pamjet e incizuara me dron nga Anadolu, tregojnë progresin e ndërtimit në stadiumin ikonik, i cili më parë priti finalet e Kupës së Botës në vitet 1970 dhe 1986.

Dzihat Aliju  | 25.06.2025 - Përdıtësım : 26.06.2025
Vazhdon rinovimi i stadiumit "Azteca" në Meksikë për ndeshjen hapëse të Kupës së Botës 2026

Shkup

SHKUP (AA) - Vazhdojnë punimet për rinovimin e stadiumit historik "Azteca" në kryeqytetin e Meksikës, Mexico City, për ndeshjen hapëse të Kupës së Botës FIFA 2026, raporton Anadolu.

Pamjet e incizuara me dron nga Anadolu, tregojnë progresin e ndërtimit në stadiumin ikonik, i cili më parë priti finalet e Kupës së Botës në vitet 1970 dhe 1986.

Stadiumi pritet të rihapet në mars të vitit të ardhshëm.

Rinovimi përfshin instalimin e një sipërfaqeje hibride loje, dhomave të reja të zhveshjes, zonave të përmirësuara të mikpritjes dhe ulëseve të projektuara rishtazi për të përmbushur standardet e FIFA-s për turneun.

Stadiumi "Azteca" do të presë ndeshjen hapëse të Kupës së Botës 2026, e cila do të organizohet bashkërisht nga Meksika, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Kanadaja.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.