Sport

Vazhdon EYOF 2025, Italia ngjitet në vendin e parë me medaljet e fituara

EYOF 2025 po zhvillohet në Maqedoninë e Veriut, ndërkohë Italia kryeson me 14 medalje të fituara

Dzihat Aliju  | 23.07.2025 - Përdıtësım : 24.07.2025
Vazhdon EYOF 2025, Italia ngjitet në vendin e parë me medaljet e fituara Burimi: skopje2025.sporteurope.org

Shkup

Përderisa vazhdon Festivali i 18-të Veror Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF 2025) që po zhvillohet në Maqedoninë e Veriut, Italia kryeson me 14 medalje të fituara, raporton Anadolu.

Në ditën e tretë të garave në disiplina të ndryshme në kuadër të EYOF 2025, Italia deri më tani ka fituar 14 medalje prej të cilëve 6 të arta, 4 të argjendta dhe 4 të bronzta.

Pas Italisë, gjendet Spanja me 10 medalje, konkretisht dy të arta, 5 të argjendta, 3 të bronzta.

Vendin e tretë e ndajnë Hungaria, Britania e Madhe dhe Zvicra, secila nga 8 medalje.

Turqia deri më tani ka fituar 3 medalje, dy të arta dhe një të argjendtë.

Nga vendet e rajonit Sllovenia ka fituar 4 medalje, një të artë, dy të argjendta dhe një të bronztë. Serbia dhe Greqia kanë ka tre medalje. Serbia ka fituar një të artë dhe dy të argjendta, ndërsa Greqia një të argjendtë dhe dy të bronzta.

Bosnjë e Hercegovina ka dy medalje, një të artë dhe një të argjendtë, Kroacia një të argjendtë dhe një të bronztë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın