Vazhdon EYOF 2025, Italia kryeson me gjithsej 20 medalje të fituara
- Në ditën e katërt të garave në disiplina të ndryshme në kuadër të festivalit EYOF 2025, Italia kryeson me nëntë medalje të arta, gjashtë të argjendta dhe pesë të bronzta

Shkup
SHKUP (AA) - Përderisa Festivali i 18-të Veror Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF 2025), që po zhvillohet në Maqedoninë e Veriut, përfundon ditën e katërt, Italia vazhdon të kryesojë me 20 medalje të fituara, raporton Anadolu.
Në ditën e katërt të garave në disiplina të ndryshme në kuadër të festivalit EYOF 2025, Italia kryeson me nëntë medalje të arta, gjashtë të argjendta dhe pesë të bronzta.
Italia ndiqet nga Spanja me gjithsej 18 medalje, respektivisht me pesë të arta, tetë të argjendta dhe pesë të bronzta, ndërsa vijon Hungaria me 15 gjithsej medalja, respektivisht gjashtë të arta, dy të argjendta dhe shtatë të bronzta.
Turqia deri më tani ka fituar nëntë medalje, katër të arta, tre të argjendta dhe dy të bronzta.
Nga vendet e rajonit, Greqia ka fituar gjithsej shtatë medalje, Serbia pesë medalje, Sllovenia dhe Kroacia nga katër medalje, Bosnjë e Hercegovina tre medalje, si dhe Bullgaria një medalje.
Festivali EYOF 2025, që pret mbi 4 mijë atletë dhe zyrtarë nga 50 delegacione evropiane dhe që përfshin 15 disiplina sportive, ka filluar më 20 korrik dhe përfundon më 26 korrik.