Sport

Valverde vazhdon kontratën me Barcelonën edhe për një vit

Klubi nga Camp Nou përmes një njoftimi bën të ditur se ka vazhduar kontratën me trajnerin spanjoll Valverde deri në fund të sezonit 2019/2020

Doga Kirmizioglu  | 15.02.2019 - Përdıtësım : 16.02.2019
Valverde vazhdon kontratën me Barcelonën edhe për një vit

Ankara

ANKARA (AA) - Trajneri spanjoll i futbollit Ernesto Valverde ka vazhduar kontratën edhe për një vit me Barcelonën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Klubi nga Camp Nou përmes një njoftimi bën të ditur se ka vazhduar kontratën me trajnerin spanjoll 55-vjeçar deri në fund të sezonit 2019/2020. Në kontratë thuhet opsioni 1+1, apo mundësia e vazhdimit të kontratës edhe për një vit tjetër.

Barcelona nën drejtimin e Valverdes aktualisht kryeson tabelën e kampionatit spanjoll me 51 pikë dhe ka arritur në gjysëmfinale të Kupës së Mbretit si dhe është në mesin e 16 më të mirëve në Ligën e Kampionëve.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın