Sport

UEFA miraton rritjen në 26 të listës së lojtarëve të skuadrave në EURO 2020

EURO 2020, më parë u shty për në 2021 për shkak të COVID-19, ndërsa do të mbahet nga 11 qershori deri më 11 korrik

Muhammed Enes Çallı  | 04.05.2021 - Përdıtësım : 05.05.2021
UEFA miraton rritjen në 26 të listës së lojtarëve të skuadrave në EURO 2020

Ankara

UEFA konfirmoi se listat e lojtarëve për ekipet kombëtare në Kampionatin Evropian (EURO 2020) do të rriten nga 23 në 26 për të minimizuar ndikimin e pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) brenda skuadrave, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Për të zbutur rreziqet e ekipeve që përballen me mungesë të lojtarëve në dispozicion për ndeshjet e caktuara për shkak të rezultateve të mundshme pozitive të testeve COVID-19 dhe masave pasuese të karantinës të urdhëruara nga autoritetet kompetente, është vendosur që të rritet lista e lojtarëve për të gjitha skuadrat pjesëmarrëse në 26 lojtarë", njoftoi organi drejtues i futbollit evropian.

"Megjithatë, 23 lojtarë do të mbetet numri maksimal i lejuar në listën e ndeshjes për secilën ndeshje individuale (në përputhje me Ligjin 3 të Ligjeve të Lojërave IFAB që lejon të emërohen maksimumi 12 zëvendësues për ndeshjet e ekipit kombëtar A), përfshirë tre portierë", shtohet më tej.

EURO 2020, i cili më parë u shty në 2021 për shkak të COVID-19, do të mbahet nga 11 qershor deri më 11 korrik.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın