UEFA Liga e Konferencës: Shkëndija kundër Samsunspor, Drita kundër Celje
Shkëndija dhe Drita ndeshjen e parë do ta luajnë në terren vendas më 19 shkurt të enjten ndërsa ndeshjet kthyese si mysafirë më 26 shkurt ditën e enjte
Shkup
Shkëndija do të luaj kundër ekipit turk Samsunspor, ndërsa Drita kundër ekipit slloven Celje në raundin "play-off" të 1/16-ës së finales të UEFA Ligës së Konferencës, raporton Anadolu.
Shorti i raundit "play-off" i turneut të tretë për nga rëndësia në nivel klubesh në futbollin evropian u hodh në selinë e UEFA-s në qytetin Nyon të Zvicrës. Sipas kësaj, nga ekipet e rajonit Shkëndija do të luajë me Samsunspor, ndërsa Drita me Celje.
Nga ekipet tjera të rajonit, Zrinjski i Bosnjë e Hercegovinës do të përballet me Crystal Palace nga Anglia, ndërsa Rijeka e Kroacisë do të përballet me Omonoia të Administratës së Qipros Jugore Greke.
Shkëndija dhe Drita ndeshjen e parë do ta luajn në terren vendas më 19 shkurt të enjten, ndërsa ndeshjet kthyese si mysafirë më 26 shkurt ditën e enjte.
Ndeshjet e raundit "play-off" janë si në vijim:
Shkëndija (Maqedoni e Veriut) - Samsunspor (Turqi)
KuPS Kuopio (Finlandë) - Lech Poznan (Poloni)
Zrinjski (Bosnjë e Hercegovinë) - Crystal Palace (Angli)
Sigma Olomouc (Çeki) - Lausanne-Sport (Zvicër)
Noah (Armeni) - AZ Alkmaar (Holandë)
Jagiellonia (Poloni) - Fiorentina (Itali)
Drita (Kosovë) - Celje (Slloveni)
Omonoia (Administrata e Qipros Jugore Greke) - Rijeka (Kroaci)
