Sport

UEFA Liga e Konferencës: Shkëndija dhe Drita nesër mësojnë kundërshtarët e tyre

Shorti i fazës së "play-off"-it do të hidhet nesër

Fatih Erel  | 15.01.2026 - Përdıtësım : 15.01.2026
UEFA Liga e Konferencës: Shkëndija dhe Drita nesër mësojnë kundërshtarët e tyre

Stamboll

Shorti i fazës së "play-off"-it në UEFA Ligën e Konferencës, ku do të mësohen edhe kundërshtarët e Shkëndijës nga Maqedonia e Veriut dhe Dritës nga Kosova, do të hidhet nesër, raporton Anadolu.

Në turneun e tretë për nga rëndësia në futbollin evropian për klube, shorti i "play-off"-it do të mbahet në orën 13:00, në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës.

Skuadrat që e kanë përfunduar fazën e ligës në tetëshen e parë janë kualifikuar drejtpërdrejt në të tetat e finales ndërsa ekipet e renditura nga vendi i 9-të deri në të 24-in do të përballen në "play-off" për një biletë në fazën tjetër.

Në fazën e "play-off"-it, Shkëndija mund të përballet me ekipin turk Samsunspor ose me atë të Polonisë, Lech Poznan. Ndërsa Drita në fazën e "play-off"-it mund të përballet me njërën nga Celje ose AZ Alkmaar.

Ndeshjet e fazës së "play-off"-it do të zhvillohen më 19 dhe 26 shkurt.


Skuadrat që do të garojnë në fazën e "play-off"-it të UEFA Ligës së Konferencës janë si më poshtë:


Ekipet e favorizuara:

Samsunspor (Turqi), AZ Alkmaar (Holandë), Crystal Palace (Angli), Fiorentina (Itali), Lausanne-Sport (Zvicër), Celje (Slloveni), Lech Poznan (Poloni), Rijeka (Kroaci).

Ekipet jo të favorizuara:

Jagiellonia (Poloni), Omonoia (Qipro Greke), Noah (Armeni), Zrinjski (Bosnjë e Hercegovinë), Drita (Kosovë), KuPS Kuopio (Finlandë), Shkëndija (Maqedoni e Veriut), Sigma Olomouc (Çeki).



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın