Sport

UEFA Liga e Kampionëve për femra, Vllaznia e Shqipërisë me rival nga Turqia

Ndeshja mes klubit shqiptar dhe atij turk do të zhvillohet në Shqipëri më datë 3 ose 4 nëntor

Doğa Kırmızıoğlu  | 22.10.2020 - Përdıtësım : 23.10.2020
UEFA Liga e Kampionëve për femra, Vllaznia e Shqipërisë me rival nga Turqia

Ankara

Klubi futbollistik për femra nga Shqipëria, Vllaznia, në raundin e parë kualifikues të UEFA Ligës së Kampionëve do të përballet kundër ALG Spor nga Turqia, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shorti i raundit të parë kualifikues në organizimin më të rëndësishëm të futbollit evropian tek femrat, u hodh në qendrën e UEFA-s në qytetin Nyon të Zvicrës.

Ndeshja mes klubit shqiptar dhe atij turk do të zhvillohet në Shqipëri më datë 3 ose 4 nëntor.

Ndërkohë, edhe klubi kosovar Mitrovica do të përballet me klubin austriak SKN St. Pölten Frauen.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.