UEFA Liga e Kampionëve, PSG në kërkim të trofeut të parë, Interi të katërt
Dy klubet e njohura në futbollin evropian nuk janë përballur kurrë më parë kundër njëri-tjetrit në ndeshje zyrtare

Stamboll
Në finalen e UEFA Ligës së Kampionëve për sezonin 2024-2025, klubi italian Inter do të dalë në fushë për trofeun e katërt ndërsa ekipi francez Paris Saint-Germain (PSG) do të garojë për të ngritur kupën për herë të parë në finalen e saj të dytë në histori, raporton Anadolu.
Në organizimin më të madh të nivelit të klubeve në futbollin evropian, finalja do të luhet mes Interit dhe PSG-së.
Ndeshja finale në "Ligën e gjigantëve" do të luhet të shtunën, më 31 maj, në "Allianz Arena" në Mynih të Gjermanisë.
Dy klubet e njohura në futbollin evropian nuk janë përballur kurrë më parë kundër njëri-tjetrit në ndeshje zyrtare.
- Interi 3 herë e ka fituar Ligën e Kampionëve
Nëse e shikojmë historinë e organizatës më të rëndësishme të futbollit në Evropë në nivel klubesh, Interi ka arritur tri herë ta fitojë këtë trofe, në vitet 1964, 1965 dhe 2010.
Ekipi italian nuk mundi ta fitonte kupën në ndeshjet finale në vitet 1967, 1972 dhe 2023.
- Interi do të luajë në finale për herë të 7-të ndërsa PSG për herë të dytë
Përderisa Interi do të garojë në finale për herë të 7-të në këtë organizim, PSG-ja do të garojë në finale për herë të dytë.
PSG-ja e humbi trofeun ndaj ekipit gjerman Bayern Munich me rezultatin 1-0 në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2020.
Në finalet e turnet, italianët arritën fitore 12 herë ndërsa francezët një herë.
Ndërsa Milani (7), Interi (3) dhe Juventusi (2) nga Italia e kanë fituar më parë kupën, vetëm Olympique Marseille nga Franca ka arritur të fitojë këtë kupë.
- 23 ekipe të ndryshme arritën ta fitojnë kupën
Në kompeticionin më të madh në nivel klubesh në Evropë, 42 ekipe të ndryshme kanë garuar në finale deri më sot, ndërsa 23 ekipe të ndryshme kanë arritur ta çojnë trofeun në muzetë e tyre.
Nëse PSG-ja del fituese nga finalja, ata do të bëhen skuadra e 24-të që fiton kupën.
Përfaqësuesi spanjoll, Real Madridi, mban titullin e ekipit që ka fituar më së shumti Ligën e Kampionëve me 15 herë.
Në këtë organizim, Milani fitoi 7 herë, Liverpooli dhe Bayern Munich nga 6 herë, Barcelona 5 herë, Ajaksi 4 herë, Manchester Unitedi dhe Interi nga 3 herë, Benfica, Juventusi, Chelsea, Nottingham Foresti dhe Porto nga dy herë, Manchester City, Aston Villa, Borussia Dortmund, Celtic, Crvena Zvezda, Feyenoordi, Hamburgu, Olympique Marseille, PSV dhe Steaua Bukureshti nga një herë.
- Finalistët dhe numri i trofeve
Ekipet që kanë arritur në finale dhe kanë fituar kupën në historinë e Ligës së Kampionëve deri më tani janë si në vijim:
EKIPI | FINALE | TROFE |
Real Madrid | 18 | 15 |
Milan | 11 | 7 |
Liverpool | 10 | 6 |
Bayern Munich | 11 | 6 |
Barcelona | 8 | 5 |
Ajax | 6 | 4 |
Inter | 6 | 3 |
Manchester United | 5 | 3 |
Juventus | 9 | 2 |
Benfica | 7 | 2 |
Chelsea | 3 | 2 |
Nottingham Forest | 2 | 2 |
Porto | 2 | 2 |
Manchester City | 2 | 1 |
Celtic | 2 | 1 |
Hamburg | 2 | 1 |
Steaua Bukuresht | 2 | 1 |
Marseille | 2 | 1 |
Borussia Dortmund | 3 | 1 |
Feyenoord | 1 | 1 |
Aston Villa | 1 | 1 |
PSV | 1 | 1 |
Crvena Zvezda | 1 | 1 |
Atletico Madrid | 3 | 0 |
Valencia | 2 | 0 |
Reims | 2 | 0 |
Fiorentina | 1 | 0 |
Eintracht Frankfurt | 1 | 0 |
Partizan | 1 | 0 |
Panathinaikos | 1 | 0 |
Leeds United | 1 | 0 |
Saint-Etienne | 1 | 0 |
Borussia Mönchengladbach | 1 | 0 |
Club Brugge | 1 | 0 |
Malmö | 1 | 0 |
Roma | 1 | 0 |
Sampdoria | 1 | 0 |
Bayer Leverkusen | 1 | 0 |
Monaco | 1 | 0 |
Arsenal | 1 | 0 |
Tottenham | 1 | 0 |
Paris Saint-Germain | 1 | 0 |
- Ekipet spanjolle fituan 20 herë
"Liga e gjigantëve", e cila luhet nën emrin UEFA Liga e Kampionëve që nga sezoni 1992-1993, është fituar më shumë nga ekipet spanjolle deri më tani.
Në turneun ku ekipet spanjolle fituan 20 herë, ekipet angleze fituan 15 herë, italianët fituan 12 herë, gjermanët fituan 8 herë, ekipet holandeze fituan 6 herë, ekipet portugeze fituan 4 herë dhe ekipet franceze, rumune, skoceze dhe jugosllave fituan nga një herë secila.
SHTETI | KAMPIONI | FINALE |
Spanjë | 20 | 31 |
Angli | 15 | 26 |
Itali | 12 | 29 |
Gjermani | 8 | 19 |
Holandë | 6 | 8 |
Portugali | 4 | 9 |
Francë | 1 | 7 |
Rumani | 1 | 2 |
Skoci | 1 | 2 |
Jugosllavi | 1 | 2 |
Belgjikë | 0 | 1 |
Greqi | 0 | 1 |
Suedi | 0 | 1 |
- Finalet
Ndeshjet finale të kupës më të madhe të klubeve në Evropë janë si në vijim:
SEZONI | KAMPIONI | FINALISTI | REZULTATI |
1955-56 | Real Madrid | Reims | 4-3 |
1956-57 | Real Madrid | Fiorentina | 2-0 |
1957-58 | Real Madrid | Milan | 3-2 (koha shtesë) |
1958-59 | Real Madrid | Reims | 2-0 |
1959-60 | Real Madrid | Eintracht Frankfurt | 7-3 |
1960-61 | Benfica | Barcelona | 3-2 |
1961-62 | Benfica | Real Madrid | 5-3 |
1962-63 | Milan | Benfica | 2-1 |
1963-64 | Inter | Real Madrid | 3-1 |
1964-65 | Inter | Benfica | 1-0 |
1965-66 | Real Madrid | Partizan | 2-1 |
1966-67 | Celtic | Inter | 2-1 |
1967-68 | Manchester United | Benfica | 4-1 (minutat shtesë) |
1968-69 | Milan | Ajax | 4-1 |
1969-70 | Feyenoord | Celtic | 2-1 (koha shtesë) |
1970-71 | Ajax | Panathinaikos | 2-0 |
1971-72 | Ajax | Inter | 2-0 |
1972-73 | Ajax | Juventus | 1-0 |
1973-74 | Bayern Munich | Atletico Madrid | 1-1, 4-0 |
1974-75 | Bayern Munich | Leeds United | 2-0 |
1975-76 | Bayern Munich | Saint-Etienne | 1-0 |
1976-77 | Liverpool | B.Mönchengladbach | 3-1 |
1977-78 | Liverpool | Club Brugge | 1-0 |
1978-79 | Nottingham Forest | Malmö | 1-0 |
1979-80 | Nottingham Forest | Hamburg | 1-0 |
1980-81 | Liverpool | Real Madrid | 1-0 |
1981-82 | Aston Villa | Bayern Munich | 1-0 |
1982-83 | Hamburg | Juventus | 1-0 |
1983-84 | Liverpool | Roma | 1-1 (4-2 penalti) |
1984-85 | Juventus | Liverpool | 1-0 |
1985-86 | Steaua Bukuresht | Barcelona | 0-0 (2-0 penalti) |
1986-87 | Porto | Bayern Munich | 2-1 |
1987-88 | PSV | Benfica | 0-0 (6-5 penalti) |
1988-89 | Milan | Steaua Bukuresht | 4-0 |
1989-90 | Milan | Benfica | 1-0 |
1990-91 | Crvena Zvezda | Marseille | 0-0 (5-3 penalti) |
1991-92 | Barcelona | Sampdoria | 1-0 (minutat shtesë) |
1992-93 | Marseille | Milan | 1-0 |
1993-94 | Milan | Barcelona | 4-0 |
1994-95 | Ajax | Milan | 1-0 |
1995-96 | Juventus | Ajax | 1-1 (4-2 penalti) |
1996-97 | Borussia Dortmund | Juventus | 3-1 |
1997-98 | Real Madrid | Juventus | 1-0 |
1998-99 | Manchester United | Bayern Munich | 2-1 |
1999-00 | Real Madrid | Valencia | 3-0 |
2000-01 | Bayern Munich | Valencia | 1-1 (5-4 penalti) |
2001-02 | Real Madrid | Bayer Leverkusen | 2-1 |
2002-03 | Milan | Juventus | 0-0 (3-2 penalti) |
2003-04 | Porto | Monaco | 3-0 |
2004-05 | Liverpool | Milan | 3-3 (3-2 penalti) |
2005-06 | Barcelona | Arsenal | 2-1 |
2006-07 | Milan | Liverpool | 2-1 |
2007-08 | Manchester United | Chelsea | 1-1 (6-5 penalti) |
2008-09 | Barcelona | Manchester United | 2-0 |
2009-10 | Inter | Bayern Munich | 2-0 |
2010-11 | Barcelona | Manchester United | 3-1 |
2011-12 | Chelsea | Bayern Munich | 1-1 (4-3 penalti) |
2012-13 | Bayern Munich | Borussia Dortmund | 2-1 |
2013-14 | Real Madrid | Atletico Madrid | 4-1 (minutat shtesë) |
2014-15 | Barcelona | Juventus | 3-1 |
2015-16 | Real Madrid | Atletico Madrid | 1-1 (5-3 penalti) |
2016-17 | Real Madrid | Juventus | 4-1 |
2017-18 | Real Madrid | Liverpool | 3-1 |
2018-19 | Liverpool | Tottenham | 2-0 |
2019-20 | Bayern Munich | Paris Saint-Germain | 1-0 |
2020-21 | Chelsea | Manchester City | 1-0 |
2021-22 | Real Madrid | Liverpool | 1-0 |
2022-23 | Manchester City | Inter | 1-0 |
2023-24 | Real Madrid | Borussia Dortmund | 2-0 |