Turqia synon të jetë vend pritës i turneut evropian në futboll UEFA 2028
“Ne garuam të ishim vendi nikoqir për EURO 2024, por rivali ynë Gjermania e kapi biletën për të pritur turneun. Qëllimi ynë është të jemi nikoqir i EURO 2028 dhe ne do ta organizojmë atë siç duhet”, tha Özdemir

Ankara
Kreu i Federatës së Futbollit të Turqisë, Nihat Özdemir, ka deklaruar se Turqia synon të jetë nikoqire e kampionatit evropian në futboll UEFA 2028, një tjetër objektiv pas përpjekjes së asaj të vitit 2024, raporton Anadolu Agency (AA).
“Ne garuam të ishim vendi nikoqir për EURO 2024, por rivali ynë Gjermania e kapi biletën për të pritur turneun. Qëllimi ynë është të jemi nikoqir i EURO 2028 dhe ne do ta organizojmë atë siç duhet”, tha Özdemir.
Komentet e tij erdhën gjatë një vizite në tryezën sportive të AA-së.
Turqia dhe Gjermania ishin vendet kandidate për të pritur EURO 2024, por më 27 shtator të vitit 2018 Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s zgjodhi Gjermaninë si një komb pritës për turneun.
“Ne jemi gati për organizimet e reja pasi Super Kupa e UEFA-s 2019 do të jetë një referencë shumë e mirë për ne”, tha Özdemir.
Parku Vodafone i Turqisë në Stamboll mbrëmë ishte nikoqir i ndeshjes së Super Kupës UEFA 2019 midis klubeve angleze, Liverpool dhe Chelsea. Liverpool fitoi Super Kupën pasi mposhti Chelsea-n në penalti me rezultatin 5-4.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.