Turqia kualifikohet në Kampionatin Botëror pas fitores 0-1 ndaj Kosovës
Për Kosovën, ky mbetet rrugëtimi më i suksesshëm deri më sot, duke u ndalur vetëm në hapin e fundit drejt kualifikimit historik.
Shkup
Turqia ka mposhtur Kosovën me rezultatin 0-1, duke siguruar zyrtarisht pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror 2026. Ky sukses shënon rikthimin e kombëtares turke në skenën më të madhe të futbollit botëror për herë të parë pas 24 vitesh, që nga arritja e tyre historike në vitin 2002, raporton Anadolu.
Ndeshja finale e "play-off"-it në Rrugën C të kualifikimeve evropiane u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në një atmosferë intensive.
Megjithëse Kosova luajti në shtëpi para rreth 13.000 tifozëve, skuadra Vincenzo Montellas arriti kualifikimin në këtë përballje vendimtare.
Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 53-të nga Kerem Akturkoglu. Pas një goditjeje të pasaktë të Orkun Kokçu, Akturkoglu reagoi shpejt duke e dërguar topin në rrjetë, një gol që u konfirmua edhe nga sistemi VAR pas dyshimeve për pozicion jashtë loje.
Pavarësisht presionit të vazhdueshëm nga Kosova për të barazuar, mbrojtja turke rezistoi deri në vërshëllimën finale të gjyqtarit Michael Oliver.
Me këtë fitore, Turqia i bashkohet Grupit D të Botërorit 2026, ku do të përballet me Shtetet e Bashkuara, Paraguain dhe Australinë.
Për Kosovën, ky mbetet rrugëtimi më i suksesshëm deri më sot, duke u ndalur vetëm në hapin e fundit drejt kualifikimit historik.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
