Sport

Turqia, Anglia, Çekia dhe Franca kualifikohen në EURO 2020

Përkundër "hat-trick"-ut të Ronaldos, Portugalia ende nuk ka arritur të sigurojë biletën për në EURO 2020

Emre Aşıkçı  | 15.11.2019 - Përdıtësım : 15.11.2019
Turqia, Anglia, Çekia dhe Franca kualifikohen në EURO 2020

Ankara

Turqia, Anglia, Çekia dhe Franca kanë arritur të sigurojnë kualifikimin në kompeticionin e radhës, EURO 2020, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndeshjet kualifikuese për EURO 2020 të grupeve vazhduan me shtatë ndeshje mbrëmjen e së enjtes.

Në ndeshjen e nëntë të Grupit H, Turqia luajti pa gola me Islandën në stadiumin e Stambollit "Turk Telekom" ndërsa Franca arriti të mposhtë Moldavinë me rezultatin 2:1 në stadiumin "Stade de France" në Saint-Denis.

Me këto rezultate, që të dyja kombëtaret siguruan bileta për në EURO 2020.

Në Grupin A, Anglia arriti të marrë tre pikë pas deklasimit të Malit të Zi me 7:0 në "Wembley".

Në ndeshjet tjera të grupit, Çekia mundi Kosovën me 2:1, pas një përmbysje të rezultatit i cili i siguroi kualifikim Çekisë në EURO 2020.

Në ndeshjen e luajtura në "Estadio Algarve", Portugalia mundi Lituaninë me rezultat të thellë 6:0, ku super-ylli i Juventusit Cristiano Ronaldo shënoi "hat-trick", por pas fitores së Serbisë ndaj Luksemburgut me 3:2, Portugalia mbetet në kërkim të biletës për kompetecionin më të rëndësishëm evropian të futbollit.

Në Grupin B, Portugalia radhitet e dyta me 14 pikë, një më shumë se Serbia, ndërsa kualifkimi i saj varet nga fitorja kundër Luksemburgut të shtunën.

Deri më tani kualfikimin për në EURO 2020 e kanë siguruar Belgjika, Çekia, Anglia, Franca, Italia, Polonia, Rusia, Spanja, Turqia dhe Ukraina.

Rezultatet e të enjtes"

Grupi A

Anglia - Mali i Zi 7:0

Republika Çeke - Kosova 2:1

Grupi B

Serbia - Luksemburgu 3:2

Portugalia - Lituania 6:0

Grupi H

Turqia - Islanda 0:0

Franca - Moldavia 2:1

Shqipëria - Andora 2:2



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.