Sport

Trajneri turk u fye verbalisht gjatë një ndeshjeje basketbolli në Izrael

Rreth 300 tifozë izraelitë të Maccabit hodhën fyerje ndaj trajnerit turk, Ergin Atamanit

Mutlu Demirtaştan  | 23.01.2026 - Përdıtësım : 24.01.2026
Trajneri turk u fye verbalisht gjatë një ndeshjeje basketbolli në Izrael

Stamboll

Trajneri turk i ekipit grek të basketbollit Panathinaikos u fye para dhe gjatë ndeshjes të EuroLeague të enjten në Izrael kundër skuadrës izraelite Maccabi Rapyd Tel Aviv, raporton Anadolu.

Para ndeshjes në Tel Aviv, rreth 300 tifozë të Maccabit, të mbledhur pranë hyrjes së arenës, bënë fyerje ndaj trajnerit turk Ergin Ataman dhe klubit grek.

Tifozët izraelitë vazhduan të brohorisnin fjalë fyese gjatë ndeshjes dhe pas fishkëllimës përfundimtare, teksa Ataman po drejtohej drejt dhomave të zhveshjes.

Maccabi Rapyd fitoi përballjen e javës së 24-t të EuroLeague me rezultatin 75-71.

Duke thënë se ishte krenar për paraqitjen e ekipit të tij, Ataman kritikoi brohoritjet, duke theksuar se "kjo nuk është basketboll".

"Ne vijmë këtu për të bërë punën tonë. Nëse 10 mijë njerëz presin para dhomës së zhveshjes dhe më fyejnë për 40 minuta, kjo nuk është basketboll", tha ai.

Ataman shtoi se pavarësisht fyerjeve, arbitrat dhe zyrtarët nuk ndërhynë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.