Sport

Trajneri Sylvinho për ndeshjen me Serbinë: Shpresoj të shijojmë një ndeshje të bukur

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë në Futboll, Sylvinho dhe trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviq, mbajtën konferencë për mediat në prag të ndeshjes Shqipëri-Serbi, do të zhvillohet më 7 qershor në Stadiumin "Air Albania” në Tiranë.

Fatjon Cuka  | 06.06.2025 - Përdıtësım : 06.06.2025
Trajneri Sylvinho për ndeshjen me Serbinë: Shpresoj të shijojmë një ndeshje të bukur Foto: Olsi Shehu/AA

Tiranë

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë në Futboll, Sylvio Mendes Campos Junior, dhe trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviq, mbajtën konferencat e ndara për mediat në prag të ndeshjes Shqipëri-Serbi, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026, raporton Anadolu.

Trajneri Sylvinho u shpreh se do të futen në fushë për të marrë tre pikët. "Ata (Serbia) janë një ekip i fortë, tashmë e dimë. Kanë lojtarë të fortë edhe individualisht, por nga ana tjetër edhe ne kemi lojtarë shumë të mirë. Nesër shpresojmë që të kemi një ndeshje të bukur. Trajnerët e përgatisin një ndeshje për ta fituar", tha Sylvinho.

Ai theksoi se rrugëtimi drejt Botërorit është shumë i shpejtë dhe shtoi se do të presin si do të shkojë ky rrugëtim.

"Shpresojmë të dhurojmë një ndeshje të bukur nga aspekti sportiv. Të dy skuadrat kanë lojtarë të mirë dhe trajnerë të mirë. Shpresoj të shijojmë një ndeshje të bukur nesër", tha Sylvinho.

Trajneri i Serbisë, Stojkoviq, u shpreh se Shqipëria është një ekip fort i mirë, ndërkohë ai shprehu vlerësim për lojtarët e kombëtares shqiptare.

"Duhet me qenë të kujdesshëm, duhet me pas koncentrim të duhur dhe nuk duhet që të bëjmë gabime. Sa i përket rezultatit unë nuk kalkuloj. Kemi për të fituar aq pikë sa meritojmë. Në Tiranë kemi ardhur për të fituar, jo për barazim dhe do të bëjmë çmos për të arritur tek fitorja", tha ai.

Stojkoviq theksoi se nuk mendojnë për çështjen e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Ndeshja Shqipëri-Serbi në kuadër të ndeshjeve kualifikueseve të Botërorit 2026 do të zhvillohet më 7 qershor në Stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Në kuadër të këtyre ndeshjeve kualifikueseve, Shqipëria është në grupin K, së bashku me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın