Bota, Sport

Trajneri spanjoll Pep Guardiola mbështet Gazën

"Ngjarjet në Gaza shqetësojnë të gjithë njerëzimin. Ne shohim fëmijë të moshës katër dhe pesë vjeç që vdesin nën bombardime ose në spitale që nuk janë më spitale", tha Guardiola

Emre Aşıkçı  | 10.06.2025 - Përdıtësım : 11.06.2025
Trajneri spanjoll Pep Guardiola mbështet Gazën

Istanbul

Pep Guardiola, drejtori teknik i Manchester City-t, një nga ekipet e Premier Ligës britanike, bëri thirrje për mbështetje për popullin e Gazës, transmeton Anadolu.

Guardiola, i cili u nderua me një doktoraturë nderi nga Universiteti i Mançesterit, në fjalimin e tij në ceremoni tha se ngjarjet në Gaza janë të dhimbshme. Ai theksoi se mbrojtja e të drejtave të njeriut nuk është ideologji, por çështje dashurie për jetën.

Pasi deklaroi se ngjarjet në Gaza shqetësojnë të gjithë njerëzimin, drejtori teknik spanjoll tha: "Ne shohim fëmijë të moshës katër dhe pesë vjeç që vdesin nën bombardime ose në spitale që nuk janë më spitale".

"Mund të mendoni se kjo çështje nuk është puna jonë, por kini kujdes. Fëmijët e ardhshëm katër ose pesëvjeçarë do të jenë tanët. Pasi kam parë ngjarjet e tmerrshme që u kanë ndodhur foshnjave në Gaza, çdo mëngjes që zgjohem shoh fëmijët e mi", u shpreh Guardiola.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın