Sport

Trajneri holandez i Kombëtares së Futbollit të Irakut, Dick Advocaat jep dorëheqje nga posti

"Federata ka pranuar dorëheqjen të cilën Advocaat ka dorëzuar në mënyrë zyrtare. Advocaat shprehu keqardhjen për rezultatet zhgënjyese për tifozët irakianë dhe për veten"

Haydar Karaalp   | 24.11.2021
Trajneri holandez i Kombëtares së Futbollit të Irakut, Dick Advocaat jep dorëheqje nga posti

Bagdad

Trajneri holandez i Kombëtares së Futbollit të Irakut, Dick Advocaat, ka dhënë dorëheqje nga detyra e tij në kombëtare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Federatës së Futbollit të Irakut, Ahmet Zamil, për agjencinë zyrtare të lajmeve të vendit (INA) tha se, "Federata ka pranuar dorëheqjen të cilën Advocaat ka dorëzuar në mënyrë zyrtare. Advocaat shprehu keqardhjen për rezultatet zhgënjyese për tifozët irakianë dhe për veten".

Ai shtoi se trajneri holandez do të vazhdojë mbështetjen ndaj klubeve irakiane edhe më tutje, si dhe do të mund të ofrojë shërbime konsulence falas sipas kërkesës nga federata.

Zamil tha se në vend të Advocaat detyrën do ta vazhdojë ndihmësi i tij Zeljko Petrovic nga Mali i Zi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın