Sport

Tottenham bën rikthim të mrekullueshëm, PSG dhe Liverpool kalojnë grupet

Ekipi anglez i Tottenhamit në ndeshjen e mbrëmshne në Camp Nou kundër Barcelonës, bëri një mrekulli duke u kualifikuar në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve

Bekim Laci  | 12.12.2018 - Përdıtësım : 13.12.2018
Tottenham bën rikthim të mrekullueshëm, PSG dhe Liverpool kalojnë grupet

Shkup

SHKUP (AA) - Ekipi anglez i Tottenhamit në ndeshjen e mbrëmshne në Camp Nou kundër Barcelonës, bëri një mrekulli duke u kualifikuar në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve, aq më shumë kur në tre ndeshjet e para të garës elitare të klubëve evropiane, kishte arritur të tubojë vetëm një pikë, duke heshtur edhe optimistët më të mëdhenj, raporton Anadolu Agency (AA).

Mbrëmë u luajtën ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve në grupet A, B, C dhe D, ku spikatën ndeshjet Barcelona-Tottanham dhe Liverpool Napoli. Në ndeshjen e cila përcaktonte vendin e dytë në tabelën e grupit B, ndeshje interesante luajtën Barcelona dhe Tottenham.

Ousmane Dembele shënoi në minutën e 7-të për epërsi të Barcelonës, dhe kur dukej se Tottenhami do të duhet të kënaqet me vendin e tretë në grup, në minutën e 85-të, erdhi barazimi përmes Lucas Moura. Italianët e Interit barazuan në shtëpi kundër PSV Eindhovenit me shifrat 1:1, me çka lëshuan shansin të avancojnë në të 8-tën e finales.

Interi do të vazhdojë garat në Liga Evropa. Në Grupin C, u luajt një tjetër ndeshje vendimtare, në të cilën Liverpooli mundi në Anfield italianët e Napolit me rezultatin minimal 1: 0, me çka avancoi në garat e mëtutjeshme të Ligës së Kampionëve, ndërsa në ndeshjen e dytë, Crvena Zvezda e Beogradit u mposht në terren vendas nga PSG me rezultatin 1: 4.

Vendi i parë në grup i takoi PSG-së, i dyti Liverpoolit, ndërsa Napoli në pranverë do të luajë në Liga Evropa. Në ndeshjen të luajtur në ora 18:55, ekipi turk Galatasaray në kuadër të grupit D, priti në "Turk Telekom", ekipin e Portos, nga i cili u mund me rezultatin 2:3. Përkundër humbjes, turqit arritën të sigurojnë vendin e tretë që çon në Liga Evropa, pasi rivali kryesor, Lokomotiva e Moskës, humbi në Gjermani nga Schalke me rezultatin minimal. 

Rezultatet e ndeshjeve të mbrëmshme:

18.55 Schalke 04 (Gjermani) - Lokomotiv Moska (Rusi) 1:0

18.55 Galatasaray (Turqi) - Porto (Portugali) 2:3

21.00 Monaco (Francë) - Borussia Dortmund (Gjermani) 0:2

21.00 Club Brugge (Belgjikë) - Atletico Madrid (Spanjë) 0:0

21.00 Inter (Itali) - PSV (Holandë) 1:1

21.00 Barcelona (Spanjë) - Tottenham (Angli) 1:1

21.00 Crvena Zvezda (Serbi) - Paris Saint-Germain (Francë) 1:4

21.00 Liverpool (Angli) - Napoli (Itali) 1:1

Ndeshjet e sontme:

18.55 Viktoria Plzen (Çeki) - Roma (Itali)

18.55 Real Madrid (Spanjë) - CSKA Moska (Rusi)

21.00 Benfica (Portugali) - AEK (Greqi)

21.00 Ajax (Holandë) - Bayern Mynih (Gjermani)

21.00 Manchester City (Angli) - Hoffenheim (Gjermani)

21.00 Shakhtar Donetsk (Ukrainë) - Olympique Lyon (Francë)

21.00 Valencia (Spanjë) - Manchester United (Angli)

21.00 Young Boys (Zvicër) - Juventus (Itali)

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.