Sport

Tiranë, tifozët e Kombëtares së Shqipërisë në Futboll krijojnë atmosferë festive

Tifozët kanë krijuar atmosferë festive në kryeqytet, duke u mbledhur në Sheshin "Skënderbeu", Sheshin "Italia" dhe ambiente të tjera

Fatjon Cuka  | 11.10.2025 - Përdıtësım : 12.10.2025
Tiranë, tifozët e Kombëtares së Shqipërisë në Futboll krijojnë atmosferë festive Foto: Olsi Shehu/AA

Tiranë

Mijëra tifozë shqiptarë janë mbledhur në Tiranë për të mbështetur kombëtaren e Shqipërisë në futboll, e cila po përballet me Serbinë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të Botërorit 2026, raporton Anadolu.

Tifozët kanë krijuar atmosferë festive në kryeqytet, duke u mbledhur në Sheshin "Skënderbeu", Sheshin "Italia" dhe ambiente të tjera.

Me simbole kombëtare dhe këngë dhe valle tifozët kuqezi kanë mbështetur kombëtaren në Tiranë, por edhe në qytete të tjera të vendit, duke ndjekur ndeshjen edhe në fan zona.

Në Leskovac po luhet ndeshja Serbi - Shqipëri, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të Botërorit 2026.

Në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të Botërorit 2026, Shqipëria është në grupin K, së bashku me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.