Sport

Tenisti grek Tsitsipas i nështrohet një operacioni në bërryl

Tenisti i katërt në botë pritet të jetë i gatshëm për Australian Open 2022 në janar

Can Erözden   | 26.11.2021
Tenisti grek Tsitsipas i nështrohet një operacioni në bërryl

Ankara

Tenisti grek Stefanos Tsitsipas u operua në bërryl të enjten, por pret të jetë në fushë në Australian Open 2022, Grand Slam-i i parë i vitit të ardhshëm, transmeton Anadolu Agency (AA).

Tsitsipas, 23 vjeç, ndau një fotografi të tij në Facebook nga dhoma e spitalit me bërrylin e djathtë të fashuar.

"Të fokusuar në një të ardhme më të shëndetshme dhe më të lumtur. Ndalesa tjetër, gara parasezonale në Dubai dy javë nga tani dhe më pas me padurim për në Australi", shkroi tenisit i katërt në radhitjen botërore.

Tsitsipas ishte finalist në French Open 2021 (Roland Garros) në teke për meshkuj.

Australian Open 2022 do të luhet në datat 17-30 janar në Melburn.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın