Sport

Ten Cate, trajneri i Al-Jaziras: Kundër Realit do të parkojmë tre autobusë

"Të ëndërrosh është në rregull, por nuk guxoni të jeni naiv, meqë kërkohet të jeni të realtë. Nëse jeni të realtë, atëherë e keni të qartë se gjasat për të fituar i kemi të vogla", tha Ten Cate

Dejan Maksimoviç  | 13.12.2017 - Përdıtësım : 14.12.2017
Ten Cate, trajneri i Al-Jaziras: Kundër Realit do të parkojmë tre autobusë

Abu Dabi

ABU DABI (AA) – Trajneri i klubit futbollistik, Al-Jazira, Henk ten Cate, deklaroi se skuadra e tij në ndeshjen gjysëmfinale të Kampionatit Botëror për klube kundër Real Madridit, “do të parkojë para golit të vet tre autobusë”, si një metodë për të ndalur madrilenët, transmton Anadolu Agency (AA).

Kualifikimi i kampionit të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) në gjysëmfinale paraqet një surprizë të vërtetë, pasi paraprakisht në 'play-off', mundi kampionin australian Auckland City me rezultatin 1:0, dhe më vonë në çerekfinale kampionin aziatik Urawua, me një rezultat identik.

Këto fitore i mundësuan Al-Jaziras të masë forcat me njërin nga klubet më të forta botërore, Realin e Madridit, në një ndeshje që do të luhet të enjten në Abu Dabi.

“Do të na duhen tre autobusë. Ndoshta Jose Mourinho mund të vijë dhe të parkojë edhe dy autobusë të tjerë para golit tonë”, tha Ten Cate me humor.

“Të ëndërrosh është në rregull, por nuk guxoni të jeni naiv, meqë kërkohet të jeni të realtë. Nëse jeni të realtë, atëherë e keni të qartë se gjasat për të fituar i kemi të vogla. Dallimi në cilësi është shumë i madh, mirëpo skuadra ime do të luftojë, ashtu siç ka bërë edhe në ndeshjet e kaluara”, tha ai.

Këtë vit Kampionati Botëror për klube që organizohet nga FIFA, mbahet në EBA.

Në ndeshjen e parë futbollistët e klubit brazilian Gremio, mposhtën skuadrën meksikane Pachucu me rezultatin minimal 1:0, me çka janë plasuar në finalen e Kampionatit Botëror për klube ku do të ketë përballë fituesin e duelit Real Madrid - Al Jazira, i cili luhet të enjten në ora 18:00.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın