Sport

Stadiumi “Fadil Vokrri” është i gatshëm për ndeshje ndërkombëtare

UEFA ka lejuar përdorimin e stadiumit "Fadil Vokrri" për ndeshjet e UEFA Nations League, ku Kosova do të zhvillojë ndeshjen kundër Ishujve Faroe më 10 shtator 2018

Sibel Vezaj  | 30.08.2018 - Përdıtësım : 30.08.2018
Stadiumi “Fadil Vokrri” është i gatshëm për ndeshje ndërkombëtare

Prishtinë

PRISHTINË (AA) - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Republikës së Kosovës, Kujtim Gashi, ka pranuar konfirmimin nga Unioni i Federatave Evropiane të Futbollit (UEFA) se stadiumi “Fadil Vokrri” mund të përdoret për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një komunikatë nga MKRS thuhet se UEFA ka lejuar përdorimin e stadiumit për ndeshjet e UEFA Nations League, ku Kosova do të zhvillojë ndeshjen kundër Ishujve Faroe më 10 shtator 2018.

Ministri Gashi, pas konfirmimit të marrë ka uruar tërë komunitetin futbollistik në Kosovës.

“Dua të njoftoj komunitetin sportiv në përgjithësi dhe atë të futbollit në veçanti se UEFA na e ka dërguar konfirmimin që lejon përdorimin e stadiumit ‘Fadil Vokrri’ për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare në kuadër të Ligës së Kombeve në kuadër të UEFA-së. Më 10 shtator Kosova për herë të parë luan në një stadium të pranuar ndërkombëtarisht në territorin e vet dhe nuk ka nevojë të shfrytëzojë arenat sportive të vendeve tjera”, është shprehur Gashi.

Ministri Gashi po ashtu ka uruar të gjithë ata që kanë kontribuar për punën që stadiumi ka ardhur deri në këtë fazë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın