Spanja stacioni i radhës në Formula 1
Gara do të mbahet me 66 xhiro në pistën Barcelona-Catalunya me një gjatësi prej 4,65 kilometrash në qytetin e Barcelonës

Ankara
Kampionati Botëror 2025 në Formula 1 do të vazhdojë me Çmimin e Madh të Spanjës, etapën e nëntë të sezonit, raporton Anadolu.
Gara do të mbahet me 66 xhiro në pistën Barcelona-Catalunya me një gjatësi prej 4,65 kilometrash në qytetin e Barcelonës. Xhirot e renditjes do të mbahen të shtunën në orën 16:00, ndërsa gara të dielën më 1 qershor në orën 15:00.
Deri më tani në sezon, piloti i McLaren, Oscar Piastri ka katër fitore, ndërsa shoku i skuadrës Lando Norris dhe kampioni i fundit piloti i Red Bull, Max Verstappen nga dy fitore.
Përpara Çmimit të Madh të Spanjës, pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe skuadrave janë si në vijim:
- Pilotët :
1. Oscar Piastri (Australi): 161 pikë
2. Lando Norris (Britani e Madhe): 158
3. Max Verstappen (Holandë): 136
4. George Russell (Britani e Madhe): 99
5. Charles Leclerc (Monako): 79
- Ekipet :
1. McLaren: 319
2. Mercedes: 147
3. Red Bull: 143
4. Ferrari: 142
5. Williams: 54
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.