Sport

Sot dhe nesër përcaktohen gjysmëfinalistët në UEFA Ligën e Kampionëve

Barcelona kundër Paris Saint-Germain, Manchester City kundër Real Madrid janë dy ndeshje që spikatin në mesin e çerekfinaleve

Fatih Erel  | 16.04.2024 - Përdıtësım : 19.04.2024
Sot dhe nesër përcaktohen gjysmëfinalistët në UEFA Ligën e Kampionëve

Istanbul

Gjysmëfinalistët në UEFA Ligën e Kampionëve do të përcaktohen pas ndeshjeve kthyese të çerekfinaleve që do të luhen sot dhe nesër, raporton Anadolu.

Barcelona kundër Paris Saint-Germain, Manchester City kundër Real Madrid janë dy ndeshje që spikatin në mesin e çerekfinaleve tjera në organizimin më të madh të nivelit të klubeve në futbollin evropian.

Ndeshjet e gjysmëfinales do të luhen më 30 prill-1 maj dhe 7-8 maj. Finalja e sivjetme e Ligës së Kampionëve do të luhet më 1 qershor në stadiumin "Wembley" në Londër

Programi i ndeshjeve që do të fillojnë në orën 21:00 është si në vijim:

Sot (16 prill):

Borussia Dortmund (Gjermani)-Atletico Madrid (Spanjë) (1-2)

Barcelona (Spanjë)-Paris Saint-Germain (Francë) (3-2)


Nesër (17 prill):

Bayern Munchen (Gjermani)-Arsenal (Angli) (2-2)

Manchester City (Angli)-Real Madrid (Spanjë) (3-3)

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın