Simone Inzaghi merr detyrën e drejtorit teknik në ekipin saudit Al-Hilal
Në një deklaratë nga klubi thuhet se me trajnerin 49-vjeçar italian që u largua nga Interi u nënshkrua kontratë 2-vjeçare

Ankara
Simone Inzaghi emërohet në detyrën si drejtor teknik i Al Hilal, një ekip në Ligën e parë të futbollit të Arabisë Saudite (Pro League), transmeton Anadolu.
Në një deklaratë nga klubi thuhet se me trajnerin 49-vjeçar italian që u largua nga Interi u nënshkrua kontratë 2-vjeçare.
Simone Inzaghi arriti të fitojë titullin e një kampionati të Serie A me Interin, ku ka punuar që nga viti 2021. Nën drejtimin e Inzaghit, Interi humbi 5-0 nga ekipi francez Paris Saint-Germain në finalen e Ligës së Kampionëve UEFA këtë sezon.
Al Hilal do të garojë në Kupën e Botës për Klube të FIFA-s, e cila do të fillojë më 15 qershor.