Shqipëria fiton ndeshjen ndaj Andorrës, kalon në play-off të Botërorit 2026
Ndeshja Anadorra-Shqipëri e zhvilluar në stadiumin “FAF” në Andorra ka përfunduar me rezultatin 0-1 në favor të ekipit kuqezi, me golin e Asllanit në minutën e 67-të
Tiranë
Shqipëria ka fituar ndeshjen ndaj Andorrës, ndeshja e parafundit në kualifikueset e Botërorit 2026, duke siguruar kalimin në play-off, raporton Anadolu.
Ndeshja Anadorra-Shqipëri e zhvilluar në stadiumin “FAF” në Andorra ka përfunduar me rezultatin 0-1 në favor të ekipit kuqezi, me golin e Asllanit në minutën e 67-të.
“Ëndrra Botëror vazhdon. Për herë të parë sigurojmë play-off pas klasifikimit në vendin e dytë në grupin K të kualifikueseve të Botërorit 2026”, ka theksuar në rrjetet sociale Federata Shqiptare e Futbollit.
Në kuadër të ndeshjeve kualifikueseve të Kupës së Botës 2026, Shqipëria është në grupin K, së bashku me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.
Sfida e fundit e kuqezinjve në këto kualifikuese ndaj Anglisë do të zhvillohet më 16 nëntor në Tiranë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
