Shqipëria fitore historike kundër Rumanisë në Euro 2016
Goli i vetëm i ndeshjes që i solli fitoren Shqipërisë kundër Rumanisë u shënua në pjesën e parë, konkretisht në minutën e 43-të të ndeshjes nga Sadiku

Tiranë
TIRANË (AA) – Kombëtarja Shqiptare e Futbollit e ka fituar sfidën e tretë në Kampionatin Europian të Futbollit, duke mposhtur Rumaninë, ndërsa kjo është ndeshja e parë e fituar nga Shqipëria në Euro 2016, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndeshja e shumëpritur Rumani-Shqipëri u mbyll me rezultatin në favor të Kombëtares Shqiptare 0-1, ndërsa goli i vetëm i fitores u shënua në pjesën e parë, konkretisht në minutën e 43-të të ndeshjes nga Sadiku. Kështu Armando Sadiku ka hyrë në historinë e futbollit shqiptar si futbollisti që shënoi golin e parë të Shqipërisë në një Kampionat Evropian.
Me këtë fitore Shqipëria ka marrë tre pikët e parë në Euro 2016. Këto pikë shtojnë shanset e Shqipërisë për kulalifikimin e mëtejshëm, por duhen pritur rezultatet e kombëtareve të vendeve të tjera.
Tifozët shqiptarë kanë krijuar një atmosferë festive në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, gjatë zhvillimit të ndeshjes, por edhe pas përfundimit të saj. Ndërkohë festime për këtë fitore ka patur pothuajse në të gjitha qytetet shqiptare,
Ndërkohë dy sfidat e tjera, kundër Zvicrës dhe Francës, Kombëtarja Shqiptare i humbi, ndërsa fitorja e sotme ka ngjallur entuziazmin e tifozëve shqiptarë kudo në botë. Ndërsa ndeshja Francë-Zvicër ka përfunduar pa gola 0-0. Në Grupin A kryeson Franca me 7 pikë, më pas vjen Zvicra me 5 pikë, Shqipëria me 3 pikë, ndërsa Rumania ka vetëm 1 pikë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.