Shqipëria fiton ndeshjen ndaj Republikës Çeke me rezultatin 3-0
Ndeshja Shqipëri-Republika Çeke që u zhvillua në stadiumin “Air Albania” në Tiranë ka përfunduar me rezultatin 3-0 në favor të ekipit kuqezi

Tiranë
Shqipëria ka fituar sfidën ndaj Republikës Çeke, në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian 2024, raporton Anadolu.
Ndeshja Shqipëri-Republika Çeke që u zhvillua në stadiumin “Air Albania” në Tiranë ka përfunduar me rezultatin 3-0 në favor të ekipit kuqezi.
Golat për Kombëtaren e Shqipërisë u shënuan nga Jasir Asani në minutën e 10-të dhe Taulant Seferi në minutat e 51-të dhe 73-të.
Ekipi kuqezi u mbështet nga mijëra tifozë brenda dhe jashtë stadiumit, ndërsa krijuan atmosferë festive pas ndeshjes edhe në rrugët e kryeqytetit.
Në kuadër të Kampionatit Evropian 2024, kombëtarja e Shqipërisë është në Grupin E, së bashku me Poloninë, Republikën Çeke, Ishujt Faroe dhe Moldavinë dhe aktualisht kryeson grupin me 13 pikë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.