Sport

Shqipëria fiton ndeshjen miqësore ndaj Jordanisë me rezultatin 4-2

Ndeshja Shqipëri-Jordani, e zhvilluar në Stadiumin “Air Albania” në Tiranë, përfundoi në favor të ekipit kuqezi.

Fatjon Cuka  | 14.10.2025 - Përdıtësım : 15.10.2025
Shqipëria fiton ndeshjen miqësore ndaj Jordanisë me rezultatin 4-2 Foto: Olsi Shehu/AA

Tiranë

Shqipëria ka fituar ndeshjen miqësore të futbollit ndaj Jordanisë me rezultatin 4-2, raporton Anadolu.

Ndeshja Shqipëri-Jordani, e zhvilluar në Stadiumin “Air Albania” në Tiranë, përfundoi në favor të ekipit kuqezi.

Golat për Shqipërinë u shënuan nga Broja në minutën e 65-të, Hoxha në minutën e 75-të dhe Bajrami në minutën e 79-të, ndërsa futbollisti i kombëtares jordaneze Abualnadi shënoi autogol.

Kombëtarja e Jordanisë kaloi në avantazh në pjesën e parë, me golin e Al-Rashdan në minutën e 27-të, ndërsa goli tjetër për ekipin mysafir u shënua nga Olwan në minutën e 90-të.

Sipas Federatës Shqiptare të Futbollit, kjo miqësore është përballja e dytë në histori mes dy ekipeve përfaqësuese.

Ndeshja miqësore vjen disa ditë pas fitores historike të Shqipërisë ndaj Serbisë, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.

Ndeshjet e radhës të Kombëtares së Shqipërisë janë në muajin nëntor, ndaj Andorrës dhe Anglisë.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın