Shkëndija - Qarabag, përfundon gjysma e parë me rezultat 0-1
Golin për kampionët e Azerbajxhanit kundër kampionit të Maqedonisë së Veriut e shënoi nga penaltia Toral Bayramov në minutën e 18-të të ndeshjes

Shkup
Gjysma e parë e ndeshjes mes Shkëndijës së Tetovës kundër skuadrës azerbajxhanase Qarabag, që po zhvillohet në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup në kuadër të raundit të tretë kualifikues për Ligën e Kampionëve, ka përfunduar me rezultatin 0-1 në favor të mysafirëve, raporton Anadolu.
Golin për kampionët e Azerbajxhanit kundër kampionit të Maqedonisë së Veriut e shënoi nga penaltia Toral Bayramov në minutën e 18-të të ndeshjes.
Kjo është ndeshja e parë në e raundit të tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve, ndërsa ndeshja e dytë do të zhvillohet të martën e ardhshme, 12 gusht, në orën 18:00 në Stadiumin Republikan Tofiq Bahramov në kryeqytetin azerbajxhanas Baku.
Fituesi i ndeshjes Shkëndija - Qarabag do të përballet me më të mirin e dueleve midis skuadrës bullgare Ludogorets dhe atij hungarez Ferencvarosi.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.