Shkëndija mposhtet nga Samsunspori në ndeshjen e kthimit në UEFA Ligën e Konferencave
Kjo ndeshje e kthimit e fazës “play-off” në kuadër të UEFA Ligës së Konferencave, e zhvilluar në stadiumin “19 Maji” në Samsun, i siguroi ekipit turk Samsunspor të kualifikohet në raundin tjetër
Samsun
Ekipi i Shkëndijës është mposhtur në ndeshjen kundër Samsunsporit, pasi takimi i zhvilluar në stadiumin “19 Maji” në Samsun u mbyll me rezultat 4-0, raporton Anadolu.
Kjo ndeshje e kthimit e fazës “play-off” në kuadër të UEFA Ligës së Konferencave, e zhvilluar në stadiumin “19 Maji” në Samsun, i siguroi ekipit turk Samsunspor të kualifikohet në raundin tjetër.
Pjesa e parë e ndeshjes Shkëndija-Samsunspor përfundoi pa gola, por pas fillimit të pjesës së dytë, në minutën e 53-të Samsunspor kaloi në epërsi pasi Ntcham shënoi golin e parë nga një penallti.
Në minutën e 71-të vendasit dyfishuan avantazhin pasi Ndiaye arriti të shënojë golin e dytë. Mouandilmadji në minutën e 79-të shënoi golin e tretë, ndërsa më vonë në minutën 90+2 ekipi turk shënoi golin e katërt po ashtu me gjuajtjen nga Mouandilmadji.
Në ndeshjen e parë të zhvilluar më 20 shkurt në Arenën “Todor Proeski” në Shkup, Shkëndija pësoi humbje ndaj Samsunsporit me rezultatin 0-1.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
