Shkëndija para sfidës me Samsunsporin: Do të japim maksimumin ndaj rivalit të fortë Samsunsporit
"Ne duam të paraqesim një performancë dhe lojë më të mirë. Dua ta theksoj, Samsunspori është një ekip i fortë. Ne do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë. Nesër do të përpiqemi të ofrojmë një lojë të bukur", tha Beqiri
Samsun
Trajneri i Shkëndijës, Jeton Beqiri, ka deklaruar se ekipi i tij do të bëjë maksimumin në ndeshjen e kthimit të fazës play-off në Ligën e Konferencave UEFA që do të luhet nesër kundër ekipit turk Samsunspor, raporton Anadolu.
Beqiri dhe futbollisti me përvojë Sebastjan Spahiu folën në një konferencë për media në stadiumin në Samsun, ku do të zhvillohet ndeshja nesër.
Ai e përshkruar Samsunsporin si “një ekip serioz dhe shumë të përmirësuar”.
“Pa dyshim, kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Samsunspori mbetet një rival i fortë. Shpresoj që nesër të mos jenë në ditën e tyre më të mirë. Ne duam të paraqesim një performancë dhe lojë më të mirë. Dua ta theksoj, Samsunspori është një ekip i fortë. Ne do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë. Nesër do të përpiqemi të ofrojmë një lojë të bukur", tha Beqiri.
Ai po ashtu tha se "ndeshja e parë ishte e vështirë për ne".
"Në ndeshjen e nesërme do të kemi një qasje më mbrojtëse. Do të përpiqemi të zbatojmë taktikën tonë. E kemi analizuar Samsunsporin dhe do të luftojmë në fushë sipas kësaj", tha Beqiri.
Ndërkaq, mesfushori Spahiu, nga ana e tij, theksoi se përballja me Samsunsporin është e vështirë, por se nesër do të japin më të mirën e tyre në fushë, në përpjekje për një rezultat pozitiv.
Në ndeshjen e parë të zhvilluar më 20 shkurt në Arenën “Todor Proeski” në Shkup, Shkëndija pësoi humbje ndaj Samsunsporit me rezultatin 0-1.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
