Sport

SHBA, Liga kombëtare e futbollit me sanksione të ashpra për lojtarët e pavaksinuar

NFL nuk urdhëron vaksinimin e lojtarëve, por memorandumi i ri e bën të qartë se lojtarët e pavaksinuar rrezikojnë të humbasin vendet e tyre brenda ekipeve të tyre individuale

Andrew John Roesgen  | 23.07.2021 - Përdıtësım : 26.07.2021
SHBA, Liga kombëtare e futbollit me sanksione të ashpra për lojtarët e pavaksinuar

Chicago

Liga Kombëtare e Futbollit të SHBA-së (NFL) njoftoi protokollet e reja, sipas së cilave lojtarët e pavaksinuar ngarkohen me përgjegjësi të madhe nëse lojërat anulohen për shkak të COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Liga lëshoi një memorandum të gjatë për 32 skuadrat duke ua bërë të qartë se nuk do të tolerojë aspak lidhur me shpërthimet e COVID-19 si në vitin 2020.

Pjesa më së shumti që bie në sy e memorandumit thekson: "Nëse një lojë nuk mund të planifikohet brenda orarit aktual 18-javor dhe anulohet për shkak të rasteve pozitive në mesin e lojtarëve të pavaksinuar në një nga ekipet, klubi për shkak të rasteve pozitive do të humbasë garën".

Një ekip i NFL-së mund të fitojë deri në 7 milionë dollarë të ardhura nga një lojë e vetme.

Për më tepër, NFL tha se nëse rastet pozitive tek lojtarët e pavaksinuar kundër COVID-19 të një skuadre bën që një lojë të riplanifikohet, ajo skuadër duhet të paguajë shpenzimet e udhëtimit për ekipin tjetër dhe nëse riplanifikimi nuk është i mundur, lojtarët e të dy skuadrave humbin pagën e tyre javore. Ekipi që shkakton anulimin gjithashtu përballet me gjoba dhe penalizime shtesë nga liga.

NFL nuk urdhëron vaksinimin e lojtarëve, por memorandumi i ri e bën të qartë se lojtarët e pavaksinuar rrezikojnë të humbasin vendet e tyre brenda ekipeve të tyre individuale.

Vitin e kaluar, liga u bë kreative duke manovruar për shkak të rasteve të shumta pozitive me COVID-19 në ekipe, përfshirë caktimin e disa lojërave në mes të javës, ndërsa shumica dërmuese luhen të dielën. Lojtarët ishin të detyruar të mungojnë në lojëra duke qëndruar në karantinë kur ata rezultonin pozitivë.

Protokollet e reja lejojnë që një lojtar i vaksinuar, nëse rezulton pozitiv me COVID-19, të kthehet brenda dy ditësh, duke supozuar se merr dy teste negative me radhë. Një lojtar i pavaksinuar që kontrakton koronavirusin duhet të qëndrojë jashtë 10 ditë.

Liga tha në memorandum se vaksinat janë të sigurta dhe efektive dhe se gati 75 për qind e të gjithë lojtarëve janë në proces të vaksinimit.

Por, ka pasur edhe disa që kundërshtuan, përfshirë lojtarin e famshëm të Buffalo Bills, Cole Beasley. Muajin e kaluar, Beasley shkroi në Twitter shpërfilljen e tij për protokollet ndaj COVID-19 të NFL-së dhe sugjeroi se ai do të preferonte të dilte në pension sesa të merrte vaksinën. Deri të enjten vonë, ai nuk i ishte përgjigjur politikës së re të NFL-së, por kolegu i tij i ekipit, Stefon Diggs e bëri.

Duke duartrokitur rregullat e reja, Diggs shkroi: "Përgjegjësia ... disponueshmëria".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın