Sport

Sfida Itali-Shqipëri mbyllet me rezultatin 2-0

Në minutën e 71-të Italia thellon rezultatin, ku Imobile shënon golin e dytë për kombëtaren e Italisë, ndërsa me këtë rezultat përfundoi edhe ndeshja

Fatjon Cuka  | 25.03.2017 - Përdıtësım : 25.03.2017
Sfida Itali-Shqipëri mbyllet me rezultatin 2-0

Tiranë

TIRANË (AA) -Ndeshja Itali-Shqipëri e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës “Rusi 2018” ka përfunduar me rezultatin 2-0 në favor të kombëtares italiane, raporton Anadolu Agency (AA). 

Në pjesën e parë të ndeshjes që u zhvillua në stadiumin “Renzo Barbera” Palermo, me golin e shënuar në minutën e 12-të nga De Rosi, ekipi i Italisë kaloi në avantazh. 

Ndërkohë pjesa e dytë është ndërprerë në minutën e 57-të për shkak të hedhjes së tymuesve në fushë, për të rifilluar përsëri pas disa minutash. 

Në minutën e 71-të Italia thellon rezultatin, ku Imobile shënon golin e dytë për kombëtaren e Italisë, ndërsa me këtë rezultat përfundoi edhe ndeshja. 

Spanja dhe Italia kryesojnë në grupin G, me nga 13 pikë secila, ndërsa Shqipëria mbetet në vendin e katërt me 6 pikë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın