Sport

Schalke shkarkoi drejtuesit pas rezultateve të dobëta

Schalke tha se humbja në Bundesligën gjermane e detyroi bordin e klubit të shkarkojë drejtuesin e ekipit të parë Christian Gross, ndihmësin e tij Rainer Widmayer, koordinatorin e ekipit të parë Sascha Riether dhe trajnerin e fitnesit Werner Leuthard

Can Erözden  | 28.02.2021 - Përdıtësım : 03.03.2021
Schalke shkarkoi drejtuesit pas rezultateve të dobëta

Ankara

Klubi gjerman i futbollit Schalke shkarkoi drejtuesit e ekipit pas humbjes së djeshme kundër Stuttgart-it me rezultat 5-1, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë, Schalke tha se humbja në Bundesligën gjermane e detyroi bordin e klubit të shkarkojë drejtuesin e ekipit të parë Christian Gross dhe ndihmësin e tij Rainer Widmayer, koordinatorin e ekipit të parë Sascha Riether dhe trajnerin e fitnesit Werner Leuthard.

Gjithashtu u shkarkua edhe kreu i departamentit sporiv dhe të komunikimit, Jochen Schneider.

Kryetari i bordit, Jens Buchta, tha se shkarkimet erdhën për shkak të humbjeve të njëpasnjëshme të ekipit, edhe atë ndaj Borussia Dortmund-it me rezultat 4-0 dhe ndaj Stuttgart-it me rezultat 5-1.

"Pas dy shfaqjeve zhgënjyese kundër Dortmund-it dhe Stuttgart-it, këto vendime ishin të pashmangshme", tha ai.

Në muajin dhjetor, zvicerani Gross u emërua trajneri i Schalke-s për të bërë një ndryshim. 66-vjeçari erdhi në klub në kohën kur Schalke kishte ndryshuar 3 trajnerë në vitin 2020: David Wagner, Manuel Baum dhe trajnerin e përkohshëm Huub Stevens.

Schalke ka 9 pikë pas 23 ndeshjeve në Bundesligën gjermane dhe ndodhen në vendin e fundit të tabelës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın