Sport

Salah u shpreh mirënjohje tifozëve të Liverpoolit

"Kjo është ndjenja më e jashtëzakonshme për të gjithë ne, ndërsa veçmas për tifozët. Nuk do të arrinim këtë pa mbështetjen e tyre", tha golashënuesi i Liverpoolit, Mohammed Salah

Abdulkadir Karakaya  | 30.06.2020 - Përdıtësım : 01.07.2020
Salah u shpreh mirënjohje tifozëve të Liverpoolit Foto: AA/Arhiv

Londër

Golashënuesi i Liverpoolit, Mohammed Salah tha se klubi pas tre dekadash arriti të fitojë titullin e Premier Ligës falë mbështetjes së jashtëzakonshme të tifozëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën që e transmetoi faqja zyrtare e klubit, Salah tha se nuk mund të përshkruajë ndjenjat pas fitimit të titullit.

"Kjo është ndjenja më e jashtëzakonshme për të gjithë ne, ndërsa veçmas për tifozët. Nuk do të arrinim këtë pa mbështetjen e tyre. Së bashku si lojtarët edhe tifozët arritën sukses të madh”, tha Salah.

Duke kujtuar ardhjen e tij në Liverpool, Salah tha se ai e kujton se ka thënë se dëshironte të sillte titujt e Ligës së Kampionëve dhe Premier Ligës në Anfield ndërsa gazetarët me këmbëngulje i kërkonin që të vendosë se cilin titull dëshiron të fitonte.

“Tani mund të them se arrita t’i fitojë të dy trofetë”, tha 28-vjeçari Salah.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın