Sport

Salah shënon 100 gola për Liverpool, hyn në grupin e golashënuesve më të mirë të klubit

Ylli egjiptian Salah u bë lojtari i 17-të i Liverpoolit që shënoi të paktën 100 gola për "Redsat"

Can Erözden, Muhammed Enes Çallı  | 19.10.2020 - Përdıtësım : 20.10.2020
Salah shënon 100 gola për Liverpool, hyn në grupin e golashënuesve më të mirë të klubit

Ankara

Ylli egjiptian i futbollit Mohamed Salah hyri grupin e golashënuesve më të mirë të klubit Liverpool me 100 gola, pas golit të tij në derbin e fundjavës së kaluar kundër Everton, shkruan Anadolu Agency (AA).

Salah shënoi golin e tij të 100-të për Liverpoolin në derbin e Merseyside të shtunën, ndërsa "Redsat" barazuan 2:2 në Goodison Park. 

Duke luajtur në pozitën e sulmuesit të krahut të djathtë, Salah, 28 vjeç, u bë lojtar i Liverpool-it në vitin 2017 pas ardhjes së tij klubi italian Roma. 

Gjatë shkëlqimit të tij trevjeçar, Salah regjistroi 159 paraqitje për Liverpool.

Gjatë karrierës së tij në futboll, Salah respektivisht luajti për klubin e Egjiptit El Mokawloon, klubin zviceran Basel, ekipin anglez Chelsea dhe klubet italiane Fiorentina dhe Roma.

Salah, në total, shënoi 177 gola në 410 ndeshje.

Ylli egjiptian shënoi 79 gola për Liverpool në Premier Ligën Angleze që nga viti 2017.

Salah grumbulloi 20 gola për ekipin e tij në Ligën e Kampionëve të UEFA-s.

Ai shënoi një gol në Kupën FA për "Redsat" në 2018.

Salah barazohet me Kevin Keegan në listë 

Duke shënuar 100 gola për Liverpool, Salah u barazua me legjendën e Liverpool-it, Kevin Keegan.

Keegan, 69-vjeç, luajti për “Redsat” në vitet 1971-1977 deri në kalimin e tij në klubin e futbollit Hamburg të Gjermanisë.

Përfaqësuesi egjiptian u bë lojtari i 17-të i Liverpoolit që shënoi të paktën 100 gola për “Redsat” dhe i duhet një rrugë e gjatë për të shënuar 200 gola për klubin.

Billy Liddell, ish-sulmuesi skocez, shënoi 228 gola për Liverpool.

Liddell, i cili vdiq në vitin 2001, ishte një veteran i vërtetë i Liverpool-it, i cili ia kushtoi të gjithë karrierën e tij këtij klubi.

Por Salah duhet të kapërcejë shumë legjenda të Liverpool-it për t’u ngjitur në listën e golashënuesve më të mirë.

Michael Owen shënoi 158 gola, Kenny Dalglish shënoi 172, Robbie Fowler 183 dhe Steven Gerrard arriti të shënojë 186 gola për Liverpool.

Ish-sulmuesi Ian Rush, 58-vjeç, është ende golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Liverpool me 346 gola.

Mane me 85 gola mund të sfidojë Salah

Ylli senegalez i Liverpool-it, Sadio Mane, aktualisht është i vetmi lojtar aktiv, i cili mund të sfidojë Salah në listën më të mirë të “Redsave”.

Sulmuesi anësori 28-vjeçar, Mane shënoi 85 gola për Liverpool.

Por së pari, ai duhet të shënojë 15 gola të tjerë për të qenë në mesin e golashënuesve me 100 gola të Liverpool.

Ish-sulmuesi i Southampton, Mane, është pjesë e Liverpool që nga viti 2016 dhe ka një kontratë deri në vitin 2023.

20 golashënuesit më të mirë të Liverpool:

Ian Rush – 346 gola

Roger Hunt – 285

Gordon Hodgson – 241

Billy Liddell – 228

Steven Gerrard – 186

Robbie Fowler – 183

Kenny Dalglish – 172

Michael Owen – 158

Harry Chambers – 151

Sam Raybould – 130

Jack Parkinson – 128

Dick Forshaw – 123

Ian St John – 118

Jack Balmer – 110

John Barnes – 108

Kevin Keegan – 100

Mohamed Salah – 100

John Toshack – 96

Sadio Mane – 85

Albert Stubbins – 83

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın