Roma në mbështetje të Balotellit pas thirrjeve raciste
Në ndeshjen Hellas Verona-Brescia që u zhvillua të dielën, Mario Balotelli ishte shënjestër e thirrjeve raciste nga ana e tifozëve vendas

Romë
Klubi futbollistik italian Roma ka publikuar një mesazh mbështetës për futbollistin Mario Balotelli, i cili në ndeshjen Hellas Verona-Brescia në ligën e parë të Italisë (Serie A) që u zhvillua të dielën u përball me brohoritje raciste nga tifozët vendas, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Roma qëndron pranë Mario Balotellit, i cili në ndeshjen e së dielës ishte shënjestër e fyerjeve raciste. Racizmi është i papranueshëm, pa marrë parasysh nëse bëhet nga 20 ose 2.000 persona. Tani është koha për zgjedhje të anës, asaj të atyre që janë të gatshëm ta kundërshtojnë racizmin apo asaj të atyre që duan ta shkatërrojnë lojën që e duam", thuhet në mesazhin e Romës të publikuar në rrjetet sociale.
Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, burime nga Federate e Futbollit të Italisë kanë thënë se incidenti është shkaktuar nga 20 tifozë dhe se tifozët prapa golët e kanë duartrokitur Balotellin.
Nga ana tjetër, kryetari i Komunës së Veronës Federico Sboarina ka deklaruar se gjatë ndeshjes nuk kishte asgjë që ka të bëjë me racizmin dhe ka pohuar se bëhet fjalë për përpjekje për ta dënuar Veronën.