Sport

Renditja e FIFA-s, Kosova në pozitën më të mirë deri më tani

Shqipëria e cila ka rënë një pozitë më poshtë tani ndodhet në vendin e 65-të. Maqedonia e Veriut u ngjit për një pozitë më lartë dhe mban vendin e 68-të

Hüseyin Burak Demirer  | 24.10.2019 - Përdıtësım : 25.10.2019
Renditja e FIFA-s, Kosova në pozitën më të mirë deri më tani

Ankara

Kombëtarja e Kosovës në futboll është ngjitur në pozitën më të lartë në histori, gjegjësisht në vendin e 114-të, njoftoi Federata Botërore e Futbollit (FIFA), transmeton Anadolu Agency (AA).

FIFA nëpërmjet uebafaqes publikoi renditjen botërore për muajin tetor. Sipas kësaj, Belgjika vazhdon të kryesojë. Pas saj vijnë Franca dhe Brazili, në vendin e dytë dhe të tretë.

Kosova, e cila tani zë vendin e 114-të, arriti në pozitën më të lartë në histori, duke u ngjitur për 5 pozita.

Shqipëria e cila ka rënë një pozitë më poshtë tani ndodhet në vendin e 65-të. Maqedonia e Veriut u ngjit për një pozitë më lartë dhe mban vendin e 68-të.

Ndërkohë Turqia e cila shënoi fitore ndaj Shqipërinë ndërsa barazoi me Francën në kuadër të ndeshjeve për eliminatoret e "EURO 2020", është ngjitur për 4 pozita më lartë dhe zë vendin e 32-të.

Renditja e radhës do të shpallet më 28 nëntor.

Dhjetë vendet e para në renditje janë si në vijim:

Renditja KombëtarjaPikëNdryshim
1Belgjikë1755 -
2Francë 1726-
3Brazil 1715 -
4Angli1651-
5Uruguaj1642 +1
6Portugali1632 -1
7Kroaci1631+1
8Spanjë 1625-1
9 Argjentinë1617+1
10Kolumbi1615 -1

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın