Sport

Real Madridi ndan rrugët me Xabi Alonson, emëron Arbeloan trajner kryesor

Largimi i Alonsos erdhi një ditë pasi Barcelona mposhti Real Madridin në finalen e Superkupës së Spanjës

Serdar Dincel  | 13.01.2026 - Përdıtësım : 13.01.2026
Real Madridi ndan rrugët me Xabi Alonson, emëron Arbeloan trajner kryesor

Stamboll

Real Madridi njoftoi sot se Xabi Alonso është larguar nga posti i trajnerit të ekipit të parë me marrëveshje të ndërsjellë, duke i dhënë fund një periudhe me klubin që zgjati më pak se tetë muaj, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë, gjiganti spanjoll i futbollit tha: “Xabi Alonso do të mbajë gjithmonë dashurinë dhe admirimin e të gjithë madridistëve, sepse ai është legjendë e Real Madridit dhe ka përfaqësuar gjithmonë vlerat e klubit tonë”.

“Real Madridi do të jetë gjithmonë shtëpia e tij”, shtoi klubi.

Njoftimi erdhi një ditë pasi Barcelona mposhti Real Madridin në finalen e Superkupës së Spanjës.

Në një deklaratë të veçantë, klubi bëri të ditur se Alvaro Arbeloa, ish-bashkëlojtar i Alonsos te Real Madridi, Liverpooli dhe përfaqësuesja e Spanjës, do ta pasojë atë në këtë detyrë.

“Alvaro Arbeloa ka qenë trajner i Castillas që nga qershori i vitit 2025 dhe ka kaluar gjithë karrierën e tij si trajner në akademinë e të rinjve të Real Madridit që nga viti 2020”, thuhet në deklaratë.

Arbeloa do ta nisë detyrën të mërkurën, në ndeshjen në transfertë në kuadër të Kupës së Mbretit ndaj Albacetes.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın