Real Madridi 3 javë pa Kylian Mbappen për shkak të lëndimit
Në njoftimin e klubit u bë e ditur se Mbappe ka pësuar një ndrydhje në gjurin e majtë
Stamboll
Ylli i skuadrës spanjolle të Real Madridit, Kylian Mbappe ka pësuar një lëndim, transmeton Anadolu.
Në njoftimin e klubit u bë e ditur se Mbappe ka pësuar një ndrydhje në gjurin e majtë.
Sipas mediave spanjolle, futbollisti francez 27-vjeçar pritet të qëndrojë jashtë fushave për rreth tre javë.
