Sport

Përfundon sezoni i rregullt në NBA, më 13 prill fillon "play-off"-i

Legjendat e NBA-së, Dirk Nowitzki nga Dallas Mavericks dhe Dwyane Wade nga Miami Heat, luajtën ndeshjet e tyre të fundit

Satuk Buğra Kutlugün  | 11.04.2019 - Përdıtësım : 11.04.2019
Përfundon sezoni i rregullt në NBA, më 13 prill fillon "play-off"-i

Ankara

Mëngjesin e sotëm përfundoi sezoni i rregullt në NBA dhe së shpejti, më 13 prill, pritet të fillojnë ndeshjet e "play-off"-it, transmeton Anadolu Agency (AA).

Milwaukee Bucks kryesojnë tabelën e klasifikimit në Konferencën Lindore me gjithsej 60 fitore të shënuara në sezonin e rregullt, ndërsa Golden State Warriors kryesojnë tabelën në Konferencën Perëndimore. Ata kanë shënuar 57 fitore.

Në xhiron e fundit të sezonit të rregullt, Detroit Pistons arriti të sigurojë vendin e tetë, që çon në "play-off", ku do të ketë përballë ekipin e Milwaukee Bucks.

Ndërkohë, legjendat e NBA-së, Dirk Nowitzki nga Dallas Mavericks dhe Dwyane Wade nga Miami Heat, luajtën ndeshjet e tyre të fundit, meqë më parë njoftuan se do të pensionohen nga të luajturit aktiv.

Në ndeshjen e tij të fundit në NBA, Dirk shënoi 20 pikë dhe 10 kërcime, ndërsa ekipi i tij San Antonio Spurs përgatiti një video falënderuese.

San Antonio fitoi ndeshjen 105-94, duke u renditur në vendin e shtatë të tabelës së klasifikimit në Konferencën Perëndimore, ku si kundërshtar "play-off"-i do të ketë ekipin e Denver Nuggets.

Dwyane Wade shënoi një “triple-double” në ndeshjen e fundit të karrierës me 25 pikë, 11 kërcime dhe 10 asiste.

- Rezultatet e ndeshjeve të fundit:

Atlanta Hawks - Indiana Pacers: 135-134

Brooklyn Nets - Miami Heat: 113-94

Charlotte Hornets - Orlando Magic: 114-122

New York Knicks - Detroit Pistons: 89-115

Philadelphia 76ers - Chicago Bulls: 125-109

Memphis Grizzlies - Golden State Warriors: 132-117

Milwaukee Bucks - Oklahoma City Thunder: 116-127

San Antonio Spurs - Dallas Mavericks: 105-94

Denver Nuggets - Minessota Timberwolves: 99-95

Los Angeles Clippers - Utah Jazz: 143-137 (Overtime 1)

Portland Trail Blazers - Sacramento Kings: 136-131

- Dyshet e "play-off"-it:

Konferenca Lindore:

(1) Milwaukee Bucks - Detroit Pistons (8)

(2) Toronto Raptors - Orlando Magic (7)

(3) Philadelphia 76ers - Brooklyn Nets (6)

(4) Boston Celtics - Indiana Pacers (5)

Konferenca Perëndimore:

(1) Golden State Warriors - Los Angeles Clippers (8)

(2) Denver Nuggets - San Antonio Spurs (7)

(3) Portland Trail Blazers - Oklahoma City Thunder (6)

(4) Houston Rockets - Utah Jazz (5)

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın