Sport

Përfundon pjesa e parë e derbit të Stambollit, Galatasaray në epërsi ndaj Fenerbahçes me rezultat 1 me 0

Pavarësisht se ishte në disavantazh, Fenerbahçe ushtroi presion, duke arritur 48 për qind të posedimit të topit kundrejt 52 për qind nga Galatasaray dhe duke bërë gjithsej katër gjuajtje krahasuar me tre gjuajtjet e mysafirëve

Abdulbesar Ademi  | 01.12.2025 - Përdıtësım : 01.12.2025
Përfundon pjesa e parë e derbit të Stambollit, Galatasaray në epërsi ndaj Fenerbahçes me rezultat 1 me 0 Foto: Oğuz Yeter/AA

Stamboll

Në pjesën e parë e derbit të Stambollit, Galasaray është në epërsi ndaj Fenerbahçes pas golit që shënoi pak para minutës së 30-të në stadiumin “Chobani”, raporton Anadolu.

Dominimi i hershëm i skuadrës Galatasaray me golin nga Leroy Sane në minutën e 27-të shqetësoi skuadrën Fenerbahçe, e cila luftoi deri në fund të pjesës së parë për të marrë kontrollin.

Pavarësisht se ishte në disavantazh, Fenerbahçe ushtroi presion, duke arritur 48 për qind të posedimit të topit kundrejt 52 për qind nga Galatasaray dhe duke bërë gjithsej katër gjuajtje krahasuar me tre gjuajtjet e mysafirëve.

Në pjesën e parë të ndeshjes së javës së 14-të të Superligës Turke u regjistruan edhe kartonë të verdhë për Nelson Semedo (Fenerbahçe) në minutën e 36-të dhe për Mario Lemina (Galatasaray) në minutën e 40-të.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.