Sport

Përballja Galatasaray-Beşiktaş do t'i japë formë kreut të Super Ligës

Kryesuesi i tabelës Beşiktaş ka 81 pikë. Vijon Fenerbahçe në vendin e dytë me 76 pikë dhe Galatasaray i treti me 75 pikë. Deri në përfundim të sezonit kanë mbetur edhe tre javë

Can Erözden  | 07.05.2021 - Përdıtësım : 09.05.2021
Përballja Galatasaray-Beşiktaş do t'i japë formë kreut të Super Ligës

Ankara

Super Liga Turke të shtunën do të shohë përballjen Galatasaray-Beşiktaş pasi që rezultati i ndeshjes do të formojë kreun e divizionit të futbollit, raporton Anadolu Agency (AA).

Para ndeshjes, Beşiktaş është ndier e qetë pasi "Shqiponjat e Zeza" kanë 81 pikë duke udhëhequr kampionatin.

Galatasaray i cili radhitet në vendin e tretë një gjiganti tjetër i Stambollit, Fenerbahçe, në pozicionin e dytë, janë duke pritur për ndonjë gabim të Beşiktaş-it, por deri në fund të sezonit të Super Ligës 2020-21 kanë mbetur edhe tre javë.

Fenerbahçe ka grumbulluar 76 pikë në 37 ndeshje. Galatasaray është vetëm një pikë pas rivalit të saj Fenerbahçe.

Galatasaray duhet të fitojë derbin për të mbajtur gjallë shpresat e tyre për titull. Beşiktaş fitoi kundër Galatasaray-it me rezultatin 2:0 në janar në "Vodafone Park".

Derbi i së shtunës në stadiumin e Galatasaray-it, "Turk Telekom", do të fillojë në orën 20:30 sipas kohës lokale.

Arbitri veteran turk, Cuneyt Cakir do të drejtojë ndeshjen.

Lojtarët që do të mungojnë në derbi

Mesfushori nigerian 25-vjeçar i Galatasaray-it, Oghenekaro Etebo, i cili është ende në karantinë për shkak të COVID-19, nuk do të luajë kundër Beşiktaş-it.

Shumë lojtarë të Beşiktaş-it nuk do të lejohen për ndeshjen kundër Galatasaray-it.

Sulmuesi i Kamerunit Vincent Aboubakar ankohet nga dëmtimi i kërcellit të këmbës, anësori francez Georges-Kevin N'Koudou vuan nga tendosja e muskujve të kofshës dhe sulmuesi turk Cenk Tosun po rikuperohet nga këputja e tetivës.

Aboubakar është një nga sulmuesit thelbësore të Beşiktaş-it pasi këtë sezon shënoi 15 gola në ligë në 26 paraqitje.



- Ndeshjet e Super Ligës

E shtunë:

Buyuksehir Belediye Erzurumspor - Kasimpasa

MKE Ankaragucu - Fenerbahçe

Demir Grup Sivasspor - Medipol Basaksehir

Hes Kablo Kayserispor - Gaziantep

Caykur Rizespor - Helenex Yeni Malatyaspor

Atakas Hatayspor - Yukatel Denizlispor

Galatasaray - Beşiktaş

Fatih Karagumruk - Genclerbirligi

Goztepe - Ittifak Holding Konyaspor

Trabzonspor - Fraport TAV Antalyaspor




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.