Sport

Publikohet lista e futbollistëve të Kosovës për ndeshjet me Çekinë dhe Anglinë

Kosova udhëton drejtë Çekisë më 14 nëntor, ndërsa më 17 nëntor pret ekipin e Anglisë në shtëpi

Agim Sulaj   | 08.11.2019
Publikohet lista e futbollistëve të Kosovës për ndeshjet me Çekinë dhe Anglinë

Prishtinë

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet e fundit në kuadër të kualifikimeve për EURO 2020, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç është bërë publike në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) të premten, formacioni do të jetë për dy ndeshjet e ardhshme, atë me Çekinë më 14 nëntor në stadiumin "Doosan Arena" në Plzen dhe kundër Anglisë më 17 nëntor në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë.

Stërvitja e parë e Dardanëve zhvillohet të hënën në stadiumin "Fadil Vokrri". Ndërsa paraprakisht, përzgjedhësi Challandes do të paraqitet në konferencë për media para ndeshjes.

Ekipi i kombëtares për këto dy ndeshje, sipas FFK-së, do të jetë si në vijim:

Samir Ujkani, Arijanet Muric, Visar Bekaj, Amir Rrahmani, Fidan Aliti, Mërgim Vojvoda, Florent Hadërgjonaj, Leart Paqarada, Ibrahim Dresheviq, Benjamin Kololli, Arbenit Xhemajli, Idriz Voca, Anel Rashkaj, Besar Halimi, Valon Berisha, Herolind Shala, Bersant Celina, Florent Hasani, Edon Zhegrova, Florent Muslia, Elbasan Rashani, Milot Rashica, Vedat Muriqi dhe Atdhe Nuhiu.

Kosova aktualisht ndodhet në pozitën e 3-të në grupin A, pas Anglisë dhe Çekisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın