Sport

Prishtinë, hapet Kampionati Evropian i Hendbollit për vajza deri në moshën 17-vjeçare

- Në Grupin A janë Kosova, Finlanda, Letonia dhe Bullgaria, ndërsa Grupi B përbëhet nga Italia, Izraeli, Ukraina dhe Britania e Madhe

Agim Sulaj  | 04.08.2025 - Përdıtësım : 04.08.2025
Prishtinë, hapet Kampionati Evropian i Hendbollit për vajza deri në moshën 17-vjeçare Foto: Erkin Keçi / AA

Prishtinë

PRISHTINË (AA) - Në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë është hapur Kampionati Evropian i Hendbollit për vajza deri në moshën 17-vjeçare, raporton Anadolu.

Rreth 200 pjesëmarrës nga gjithsej tetë kombëtare do të jenë pjesë e garës që kërkojnë suksesin në Prishtinë.

Gara do të zhvillohet nga 4 gushti deri më 10 gusht.

Dy grupe, përkatësisht Grupi A dhe Grupi B, kanë në përbërje nga katër ekipe secila.

Në Grupin A janë Kosova, Finlanda, Letonia dhe Bullgaria, ndërsa Grupi B përbëhet nga Italia, Izraeli, Ukraina dhe Britania e Madhe.

Ndeshjet e fazës grupore zhvillohen prej të hënës deri të enjten. Dy kombëtaret e para nga secili grup kualifikohen në gjysmëfinale.

Gjysmëfinalet janë të shtunën, më 9 gusht, ndërsa finalja është të dielën, më 10 gusht.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın