Sport

Prishtinë, ekipi kombëtar i Kosovës në basketboll mposht Azerbajxhanin

Në çerekun e katërt Kosova u tregua më e saktë për rezultat 21 me 20 dhe me një rezultat të përgjithshëm 81 me 79 duke fituar ndeshjen

Agim Sulaj  | 21.02.2025 - Përdıtësım : 21.02.2025
Prishtinë, ekipi kombëtar i Kosovës në basketboll mposht Azerbajxhanin Foto: Erkin Keçi/AA

Prishtinë

Ekipi kombëtar i Kosovës në basketboll ka mposhtur atë të Azerbajxhanit me rezultat 81 me 79 në ndeshjen e parafundit të para-kualifikimeve evropiane për FIBA Kupën e Botës 2027, raporton Anadolu.

Në ndeshjen e cila u zhvillua në “Pallatin e Rinisë dhe Sportit” në Prishtinë, çerekun e parë të ndeshjes e fituan mysafirët me rezultat 20 me 21.

Por në çerekun e dytë të ndeshjes, Kosova shfaqi dukshëm lojë më të mirë duke mbyllur pjesën e parë të ndeshjes me epërsi prej dy pikëve, përkatësisht 43 me 41.

Në çerekun e tretë mysafirët shënuan një pikë më shumë se vendasit edhe pse nuk arritën të dalin në epërsi dhe rezultati i këtij çereku u mbyll 60 me 59 për Kosovën.

Në çerekun e katërt Kosova u tregua më e saktë për rezultat 21 me 20 dhe me një rezultat të përgjithshëm 81 me 79 duke fituar ndeshjen.

Kosovës i duhej kjo fitore për të shpresuar në kualifikim tutje nga pozita e dytë në Grupin A. Tani Kosova është në vendin e dytë me 7 pikë sa ka edhe Irlanda, ndërsa Azerbajxhani mbetet i fundit me 6 pikë. Grupin e udhëheqë Zvicra, e cila më 23 shtator përballet po në Prishtinë me ekipin kosovar.

Kalimi i Kosovës përpara varet edhe nga rezultatet e ekipeve në dy grupet tjera, në Grupin B dhe Grupin C.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın